Aktualitet

Takimi me gazetarët, Basha zbulon SMS: Basiri më dërgoi mesazh, është në prokurori ndaj s’vjen dot

29 Mars 2019, 11:14 Nga DOSJA
Takimi me gazetarët, Basha zbulon SMS: Basiri më dërgoi mesazh,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar sot me gazetarë dhe drejtuesë mediash, ka thënë se gazetari i Shijak Tv, Basir Çollaku ka munguar jo pa arsye në këtë takim.

Basha tha se Çollaku i ka dërguar një mesazh ku thotë se ndodhet në prokurori për shkak të një kanosjeje që i është bërë për shkak të detyrës.

“Mesazhi i dërguar nga Basir Çollaku është ky: Jam në prokurori për një kanosje që më është bërë. Pra mungon sepse është në prokurori për të bërë një kallëzim”-tha Basha.

Disa ditë më parë, gazetari Çollaku denoncoi se një telefonues anonim e kishte ofenduar dhe kërcënuar gjatë emisionit të mëngjesit në Report Tv. (Lexo këtu).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha me gazetaret basir collaku lulzim basha basha me gazetaret basir collaku lulzim basha

Sondazh

Poll