Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Ndërkombëtarët më kanë kërkuar falje, më thanë u paske dalë borxhit

18 Maj 2020, 20:48 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj: Ndërkombëtarët më

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se shumë nga ndërkombëtarët që kanë reaguar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar i kanë kërkuar ndjesë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Velaij tha se kjo gjë ka ndodhur pasi ai u ka dërguar evidencën ndërkombëtarëve dhe sipas kryebashkiakut, kjo gjë ka bërë që ata të kuptonin se ç’ishte më e drejtë.

Veliaj shtoi për këtë çështje janë kryer 12 seanca dialogu me ndërkombëtarët.

Me komunitetin ndërkombëtar ka patur 12 seanca dialog, një pjesë e tyre janë ambasadorë të rinj, një pjesë më kanë kërkuar ndjesë pasi ju cova evidencën. Pasi u informuan shumica e ktyre ndërkombëtarëve që kryetari i bashkisë përpara se ky të emërohej ambasador kishte qenë 12 herë në 12 seanca që ishte tërhequr nga kulla mbi teatër, ishte tërhequr nga prekja e sipërfaqes së teatrit, ishte tërhequr nga bashkëpunimi me privatin me të drejtë thanë që u paske dalë borxhit,”– tha Veliaj ndër të tjera, pa treguar se kush janë ata që i kanë kër kuar falje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj shembja e teatrit kombëtar erion veliaj shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll