Politike

‘S’ka nevojë të merremi vesh me asnjë’/ Rama merr vetë vendimin: Hapjen e kufirit me Kosovën do ta bëjmë brenda maj

18 Maj 2020, 20:27 Nga DOSJA
‘S’ka nevojë të merremi vesh me asnjë’/ Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emsionin “Pressing”, ka komentuar edhe batutën e bërë disa ditë më parë për hapjen e kufirit me Kosovën. Rama u shpreh se e gjitha ishte një batutë dhe se për hapjen e kufirit me Kosovën, nuk kishte nevojë për biseda. 

Kreu i qeverisë u shpreh se kufiri do të hapej brenda muajit maj, pasi edhe situata me pandeminë e koronavirusit duket më e qetë.

U mor sikur unë nuk e njoh qeverinë e Kosovës. Për të hapur kufirin me Kosovën, nuk ka nevojë që të merremi vesh me asnjë. Do ta bëjmë brenda majit. Dhe mund të vini. Nuk ka nevojë më të bëjmë emisioni në Skype se jeni më të butë sesa live,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e kufirit me kosoven edi rama hapja e kufirit me kosoven

Sondazh

Poll