Aktualitet

Tubim kundër shembjes së godinës së TK, dy persona të lënduar nga kapsollat! Protesta e radhës të mërkurën

18 Maj 2020, 05:54 Nga DOSJA
Tubim kundër shembjes së godinës së TK, dy persona të

TIRANË- Pas dy orësh e gjysmë ka përfunduar me dy të plagosur protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta e radhës është thirrur sërish të mërkurën, në orën 17;30, ndërsa nesër është vendosur për pushim pasi besimtarët myslimanë festojnë Natën e Kadrit. Në protestën e sotme, të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është bashkuar opozita, megjithatë asnjë prej figurave politike nuk ka mbajtur asnjë fjalim duke ia lënë protagonizmin aktorëve dhe regjisorëve.

Megjithatë protesta nuk ka kaluar pa incidente, pasi në një moment kanë shpërthyer shashkat. Si pasojë dy zonja janë lënduar, një prej tyre ishte gazetarja Soni Prifti Osmanaj. Të dyja pësuan disa të djegura në trup nga shpërthimi i shashkave, megjithatë lëndimet nuk ishin të rënda. Një detaj tjetër që u vu ishte ishte fakti që kryedemokrati Lulzim Basha nuk ishte pranë aleates së tij, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit. Gjithashtu në një vend tjetër ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që ndryshe nga të tjetrët kishte vendosur një maskë.

Gjatë 2.5 orëve protestë, e gjitha zona ka qënë e monitoruar nga Policia e Shtetit, FNSH-të dhe RENEA-t, të cilët ishin në gatishëmri për të ndërhyrë në raste përplasjeje. Madje disa efektivë ishin vendosur edhe në tarracat e godinave për një tjetër pamje të protestuesëve. Ndërkohë kryeministri Edi Rama, në të njëjtën kohë që qytetarët mblidheshin për protestë, pak metra më larg inspektoi punimet e Teatrit e Operas dhe Baletit. 

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në orën 04:30 të mëngjesit të djeshëm, ku pati përplasje të një pasnjëshme gjatë ditës me policisë dhe protestueve.  Në Polici u shoqëruan Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka, Alfred Lela dhe dhjetëra qytetarë.  Basha ka paralajmëruar për aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(J.V. F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta 18 maj 2020 protestë për shembjen e teatri kombëtar shembet teatri kombetar protesta 18 maj 2020 protestë për shembjen e teatri kombëtar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll