Aktualitet

FOTOT: Shashka në shesh, lëndohet në gju një gazetare, PAMJET e të djegurës nga shpërthimi

18 Maj 2020, 16:09 Nga DOSJA
FOTOT: Shashka në shesh, lëndohet në gju një gazetare,

TIRANË– Një gazetare ka mbetur e plagosur nga shashkat e hedhur në protestën e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gazetarja e lënduar është Soni Prifti Osmanaj. Mësohet se ajo punon pranë mediat “Novia Media”, dhe ka mbetur e lënduar nga përplasja e ndodhur pak minuta më parë.

Ajo ka pësuar një djegie mbi gju, ndërsa të pranishmit e tjerë i kanë dhënën ndihmën e parë duke e lyer me jod.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lendohet gazetarja protesta 18 maj 2020 soni prifti osmanaj lendohet gazetarja protesta 18 maj 2020 soni prifti osmanaj

Sondazh

Poll