Aktualitet

Nuk janë më por rikthehen në shesh aktorët legjendarë të Teatrit Kombëtar/ Nga Naim Frashëri tek Violeta Manushi, Kryema

18 Maj 2020, 16:20 Nga DOSJA
Nuk janë më por rikthehen në shesh aktorët legjendarë

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar në protestën e sotme me një bluzë të veçantë. Kryemadhi ka risjellë në protestë të gjithë aktorët e mëdhenj që kanë luajtur në Teatrin Kombëtar, që u shemb ditën e djeshme. 

Në bluzën e saj janë stampuar figurat e: Naim Frashërit; Sandër Prosit; Sulejman Pitarkës; Kadri Roshit; Marie Logorecit; Drita Pelingut; Violeta Manushit; Liza Vorfit; Prokop Mimës; Bujar Lakos; Agim Qirjaqit dhe Marika Kallamatës.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet monika kryemadhi protesta 18 maj 2020 monika kryemadhi protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll