Aktualitet

“Më djeg shumë”, gazetarja e plagosur me kapsollë në protestë flet për Dosja.al: Një grua e hodhi… po t

18 Maj 2020, 16:29 Nga DOSJA
“Më djeg shumë”, gazetarja e plagosur me kapsollë

TIRANË- Gazetarja Sonila Prifti Osmanaj flet për Dosja.al disa minuta pasi u lëndua nga shpërthimi i kapsollave tek protesta para Ministrisë së Brendshme. Ajo thotë se ka dyshime se shashka u hodh nga një grua, e cila po sugjeronte që aktivistët duhet të flasin për shkeljet e Kushtetutës. 

“Ishim mbrapa artistëve duke biseduar me aktivistët. Në këtë moment erdhi një grua që u thoshte “këta duhet të flasin për Kushtetutën. Mesa kuptova ishte me një grua që ka patur probleme para një javë me Policinë. Sapo kaloi ajo mbrapa meje e hodhi. Ndoshta e ka hedhur dikush tjetër. Vetëm te këmbët prapa mbi gju. Më djeg, mendoj që duhet të shkoj në spital.”,-tha ajo për Dosja.al.

Gazetarja u lëndua gjatë shpërthimit me kapsolla që ndodhi disa minuta më parë në protestën e organizuar nga artistët një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lendohet gazetarja protesta 18 maj 2020 soni prifti osmanaj lendohet gazetarja protesta 18 maj 2020 soni prifti osmanaj

Sondazh

Poll