Aktualitet

THIRRJA nga protesta/ Kërkesa e Fatos Lubonjës: Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe llogari para prokurorisë

18 Maj 2020, 16:02 Nga DOSJA
THIRRJA nga protesta/ Kërkesa e Fatos Lubonjës: Erion Veliaj të

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja në fjalën e tij në protestën e mbledhur një ditë pas prishjes së Teatrit Kombëtar, ka kërkuar një hetim për Teatrin Kombëtar.

Gjithashtu në fjalën e tij, Lubonja ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përballjen e tij me ligjin.

“Duhet një protestë dhe një kërkesë të vazhdueshme për nxjerrjen para gjyqit të të gjithë autorëve të këtij krimi. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e Erion Velisë të parit dhe duhet ta kërkojmë sot, nesër dhe vazhdimisht, deri kur të ikë dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë. Duhet të protestojmë përpara prokurorisë, që para dokumenteve të qarta të krimit, duhet të japin llogari,”-tha ai.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja protesta 18 maj 2020 fatos lubonja protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll