Aktualitet

FOTO/ Basha me të vetët niset për tek Ministria e Brendshme! Budina mban fjalimin hapës: Ju kuptuat çdo të thotë kulturë

18 Maj 2020, 15:14 Nga DOSJA
FOTO/ Basha me të vetët niset për tek Ministria e Brendshme!

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur për tek zona para Teatrit Kombëtar, aty ku janë mbledhur tashmë protestuesit. Paralelisht, regjisori Robert Budina, ka mbajtur fjalimin hapës të kësaj proteste.

Robert Budina: Ishim grup i vogël por besuam se do të vinte dita që ju do të kuptonit se çfarë do të thotë kulturë. Policia na sulmoi. Aksioni blic tregoi që ata nuk donin teatër. Në rrënojat e teatrit janë të gjitha rekuizitat dhe pajisjet e punës. Prokuroria të hetojë atë që ka ndodhur sepse godina e TK nxorri në pah të gjitha problemet e demokracisë shqiptarë.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artistë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha protesta 18 maj 2020 robert budina lulzim basha protesta 18 maj 2020 robert budina

Sondazh

Poll