Aktualitet

Lajmi i mirë për besimtarët myslimanë, KMSH: Rinis aktiviteti fetar në të gjitha xhamitë e vendit, masat që duhen marrë

18 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Lajmi i mirë për besimtarët myslimanë, KMSH: Rinis

TIRANË– Ditën e sotme është bërë publik vendim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në lidhje me rifillimin e aktivitetit fetar në xhamitë në të  gjithë vendin, pas bllokimit dy mujor nga koronavirusi.

Përmes një letre drejtuar të gjitha myftinive në vend KMSH bën të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë. Gjithashtu KMSH në këtë letër ka bërë të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë.

“Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit në bazë të protokollit të mëposhtëm. Protokolli i masave:  Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

• Marrja e abdesit në shtëpi.
• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.
• Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.
• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…
• Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup. Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave. Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll. H. Bujar Spahiu Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.”– thuhet në njoftim e KMSH.

Shqipëria është bllokuar prej më shumë se dy muajsh, ku deri më tani  janë infektuar  948 persoan dhe kanë vdekur të paktën  31 të tjerë. Ndërsa dy javët e fundit Qeveria ka lehtësuar masat duke rihapur bizneset në  vend.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kmsh koronavirusi ne shqiperi kmsh koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll