Aktualitet

Atentati në Shkozet/ Babai i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës kërkesë në SPAK: Dua të shoh pamjet!

18 Maj 2020, 11:47 Nga DOSJA
Atentati në Shkozet/ Babai i shoferit të vrarë të Arjan

TIRANË– Babai i Andi Malokut, viktimës së atentatit të 1 nëntorit 2019, ka depozituar në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), një kërkesë për të parë pamjet filmike të atentatit të Shkozetit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se kërkesa e babait të Malokut tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.

Kjo kërkesë vjen gati 2 javë pasi policia arrestoi më 5 maj 2020 personin që fshehu pas krimit, Redjan Rrajën. Arjol Halilaj, nga Skrapari, 29 vjeç është sipas hetuesve bashkëpunëtori kryesor i autorëve, i cili i mori në mjet pas ngjarjes së rëndë.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndodhi pasditen e 1 nëntorit 2019, disa ditë pasi kryeministri Edi Rama e kishte sulmuar atë publikisht, duke e etiketuar si pjesë e një grupi “KCK”, (Kap ça të kapësh), në drejtësinë shqiptare.

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku arjol halilaj atentat ne shkozet babai i andi malokut andi maloku arjol halilaj atentat ne shkozet babai i andi malokut

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 10:28

VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën n...