Aktualitet

OFL zbret në Vlorë dhe i dërgon “pusullën”  Tesi Bashos dhe 3 të fortëve, kanë 48 orë kohë për të dërguar formu

18 Maj 2020, 12:03 Nga DOSJA
OFL zbret në Vlorë dhe i dërgon “pusullën” 

VLORË- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar me kërkesat ndaj personave me precedent penalë që duhet të sqarojnë edhe burimin e pasurisë së tyre. Policia e Shtetit njofton se sot, OFL iu ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për disa vepra penale. Dosja.al mëson se OFl iu ka dërguar formularin Edison Begaj, Elton Çobo, Luan Kanani dhe Tesi Bashos, (i arrestuar më tetor 2019).

Kush janë 4 personat që OFL sot iu kërkon deklarimin e pasurisë? 

Edison Begaj, është i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për trafik drogë dhe armëmbajtje pa leje. Ai njihet si një person i përfshirë në trafikun e drogës prej vitesh. Ai u lirua në vitin 2013, dhe u përfshi sërish në trafikimin e lëndëve narkotike.

Elton Çobo, i dënuar në Itali për trafik droge, dhe i arrestuar që prej vitit 2017 dhe i ekstraduar në shtetin fqinj, duhet të sqarojë burimin e pasurisë së tij në Shqipëri.

Tesilvan Basho, i arrestuar në tetor 2019, dhe i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, njihet si një person me percedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Luan Kanani, i dënuar me 5 vite burg nga gjykata e Vlorës për trafik droge, ka një historik të gjatë me përfshirjen në shpërndarjen e narkotikëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 18 maj Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– E. B., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”;

– E. Ç., banues në Vlorë, i cili rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi është dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe është bërë njohja e vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, në vitin 2019;

– T. B., banues në Vlorë, i arrestuar dhe nën hetim për veprën penale “Shtrëngim për dhënie të pasurisë”;

– L. K., banues në Vlorë, subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edison begaj elton cobo luan kanani ofl ne vlore ofl zbret ne vlore tesi basho edison begaj elton cobo luan kanani ofl ne vlore ofl zbret ne vlore tesi basho

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 10:28

VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën n...