Aktualitet

“U ktheva në vendin e krimit”, Budina: Më vranë gjënë më të shtrenjtë, nuk do ta lëmë me kaq

18 Maj 2020, 12:06 Nga DOSJA
“U ktheva në vendin e krimit”, Budina: Më vranë

TIRANË- Regjisori i njohur Edmond Budina, ka shkurar sërish pranë rrënojave të Teatrit Kombëtar. Budina u shpreh se i kanë prishur gjënë më të shtrenjtë dhe gjithçka sot është një skenë krimi.

Ndjehem sot si një njeri që kthehet në skenën e krimit, ku i kanë vrarë mbase gjënë më të dashur që ka pasur në jetë. Është e dhimbshme të shikosh këto eskavatorë që gërryejnë dhe e fshehin atë që dy ditë më parë e thanë me gojën e tyre, që duhet të shpëtohet gardëroba, ekuizita… Të gjithë pasurinë e atij teatri u varrosën në ato rrënoja, revoltohesh nga ky xhest”, u shpreh Budina.

Në një intervistë për gazetaren e News 24, ai u shpreh se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do ta lëjë me kaq këtë çështje e do vijojnë protestat.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar edmond budina protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll