Aktualitet

U shtruan tek Infektivi pasi rezultuan pozitiv, ja pse dy rastet e fundit nuk kosiderohen vdekje nga koronavirusi

18 Maj 2020, 11:21 Nga DOSJA
U shtruan tek Infektivi pasi rezultuan pozitiv, ja pse dy rastet e fundit nuk

TIRANË -Dy pacientë të identifikuar me COVID-19, kanë ndërruar jetë pak ditë më parë.  Këto raste nuk janë klasifikuar si vdekje nga COVID-19, pasi në momentin e transferimit nga Infektivi te urgjenca e QSUT-së, pacientët kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit.  Sipas “News24”, viktimat janë një 80-vjeçare me insuficensë respiratore dhe një 50-vjeçar me emrin Valmir.

Bëhet me dije se ata kanë qëndruar mbi 10 ditë te Infektivi dhe më pas u transferuan në reanimacion pa marrë parasysh patologjitë që u ishin shkaktuar nga virusi.  Ministria e Shëndetësisë ndërkohë gjatë përditësimit të të dhënave, ka theksuar se nuk ka asnjë rast të ri vdekje nga COVID-19. Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 948, ku 77% e tyre janë shëruar. Ditën e sotme u shënuan vetëm 2 raste të reja, ndërsa pacientë aktiv numërohen 190.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid19 koronavirusi ne shiqperi covid19 koronavirusi ne shiqperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 10:28

VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën n...