Aktualitet

Karantina përgjysmon aksidentet, bie me 40% numri i vdekjeve

18 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
Karantina përgjysmon aksidentet, bie me 40% numri i vdekjeve

TIRANË -Numri i aksidenteve rrugore është përgjysmuar në muajin prill 2020 në raport me prillin e vitit të kaluar, si pasojë e masave të izolimit për shkak të pandemisë Covid-19, por numri i vdekjeve ka rënë e me 40%. Në muajin prill 2020 numërohen 51 aksidente rrugore nga 112 aksidente të ndodhura në muajin prill 2019, duke u ulur me 54,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për periudhën janar-prill 2020, numërohen 315 aksidente rrugore nga 468 aksidente të ndodhura në katërmujorin e parë të 2019, duke u ulur me 32,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 67 persona nga 147 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 54,4 %. Numri i të aksidentuarve në katërmujorin e parë të vitit 2020, është 427 persona nga 630 persona, duke u ulur me 32,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Prill 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 14 persona të vdekur në Prill 2019. Në katërmujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 49 persona nga 62 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në muajin Prill 2020, aksidentet rrugore, në 84,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 55,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në katërmujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 20,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 13,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Marrë nga Monitor

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet rrugore instat aksidentet rrugore instat

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 10:28

VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën n...