Aktualitet

Shembja e teatrit/ AMT letër Yuri Kim: Duhet një hetim ndërkombëtar, është krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kultu

18 Maj 2020, 12:32 Nga DOSJA
Shembja e teatrit/ AMT letër Yuri Kim: Duhet një hetim

Tiranë- Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në të cilën kërkohet një hetim ndërkombëtar për shembjen e godinës së teatrit.  Sipas AMT-së shembja e Teatrit Kombëtar është një krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur.”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Letra:

Shkëlqësia Juaj, Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales. Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje. Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata. I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj. Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online. Ju falenderojmë për vëmendjen Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit. 

Kjo letër e AMT-së vjen një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artistë e politikanë u shoqëruan në Komisariat dhe 7 prej tyre tashmë janë në qeli. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Pas shembjes, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve. Nuk munguan edhe reagimet nga ndërkombëtarët. 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës, delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk dëgjoi thirrjen për dialog.  BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë. Por edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim. Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, por nënvizoi se prishja ishte veprim i nxituar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt letër yuri kim shembet teatri kombetar amt letër yuri kim shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll