Bota

Studim: Seksi duhet të shmanget për 30 ditë pas shërimit të koronavirusit

18 Maj 2020, 08:34 Nga DOSJA
Studim: Seksi duhet të shmanget për 30 ditë pas shërimit

KINË– Koronavirusi ka prekur mbi 4 milionë njerëz në mbarë botën dhe pavarësisht sesa shpejt mund të shërohesh nga ky virus vdekjeprurës pasojat dhe dëmtimet që lë pas në trupin e njeriut janë të mëdha.

Shumë ekspertë të shëndetësisë deklaruan se Covid-19 mund të qëndrojë në spermën e mashkullit edhe pasi ai të ketë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

Ndërkohë sipas një studimi të fundit në Kinë është treguar se virusi është i transmetueshëm përmes marrëdhënieve intime. Mjeku Tajlandez, Veerawat Manosutthi u ka bërë thirrje njerëzve që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën një muaj pas shërimit të tyre nga Covid-19, në mënyrë që të mos infektojnë njëri-tjetrin pasi tashmë rezulton e njëjta gjë edhe për femrat e infektuara.

Veerawat Manosutthi foli për studimin kinez përmes të cilit gjurmët e Covid-19 u gjetën gjithashtu në spermën e 16% të 38 burrave të testuar pozitivë për koronavirus dhe mbi të cilin është kryer kjo lloj analize. Në bazë të këtij studimi dhe informacionit të Veerawat Manosutthi kuptohet se virusi është i transmetueshëm përmes marrëdhënieve intime.

Ata që shërohen nga koronavirus do të duhet të shmangin seksin për të paktën 30 ditë.  Për të nënvizuar më pas se si pas kësaj periudhe kohe është e mundur të “rifilloni aktivitetin duke përdorur prezervativ.”- tha ai.

Kështu frika e Covid-19 nga partneri i infektuar shkon deri në  30 ditë.

Puthja gjithashtu duhet të shmanget pasi dihet që mund të përhapet edhe përmes pështymës.”- ka shtuar ai.

Burimi: Nypost 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll