Bota

Situata e Covid-19 po përmirësohet/ Italia hap kufijtë nga 3 qershori, vendet ku mund të udhëtohet

18 Maj 2020, 07:26 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 po përmirësohet/ Italia hap kufijtë nga 3

ITALI–Italia është një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi që prej  fillimit të shpërthimit. Por teksa shifrat ditore kanë rënë ndjeshëm Qeveria  italiane ka nisur me lehtësimin e masave.

Sipas mediave vendase është bërë me dije se Italia do të hap  kufijtë nga data 3  qershor dhe do të lejojë lëvizjet me vendet e tjera, por që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropian e nga vendime ndërkombëtare.

Vet kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka zbardhur detajet e dekretit të fundit me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.

Gjithashtu nuk do të ketë asnjë limit në hyrje-daljet nga Italia si në kufijtë tokësor, ajror dhe detar. Udhëtimet do të bëhen në këto tre rrugë sikurse janë zhvilluar edhe para përhapjes së virusit.

Vendet që do të lejohen udhëtimet:

Me vendet anëtare të BE-së

Me  vendet e zonës Schengen

Me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut

Me  Andorrën dhe Principatën e Monakos

Me  Republika e San Marini e Vatikan

Italia deri më tani ka rregjistuar të paktën 224,760 të infektuar dhe 31,763 viktima nga Covid-19 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

 Burimi: Money

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll