Politike

“Jemi me vonesë”/ Rama publikon projektin e Teatrit Kombëtar: Nesër do të ketë pëlqimin e të gjithëve!

18 Maj 2020, 05:24 Nga DOSJA
“Jemi me vonesë”/ Rama publikon projektin e Teatrit

Tiranë- Mëngjesin e sotëm kryreministri Edi Rama ka publikuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar, për të cilin është shprehur se pasi të përfundojë do të ketë pëlqimin e të gjithëve. Kreu i qeverisë shprehet se ky është një projekt i vonuar dhe se i përfunduar do i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare.

Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë”, shprehet Rama në një postim në Facebook. 

Reagimi i plotë:

MIRËMËNGJES, me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.  Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…
Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt
#ShqipëriaqëDuam #TiranaqëDuam

 

Gjatë orëve të para të mengjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në orën 04:30 të mëngjesit të djeshëm, ku pati përplasje të një pasnjëshme gjatë ditës me policisë dhe protestueve.  Në Polici u shoqëruan Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka, Alfred Lela dhe dhjetëra qytetarë.  Basha ka paralajmëruar për aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Ndërkohë ditën e sotme në orën 16:30 do të zhvillohet një protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama prishet teatri kombetar edi rama prishet teatri kombetar

Sondazh

Poll