Politike

Përfundon mbledhja e LSI, Braimllari: Nesër do jemi në protestë, të bashkohen masivisht dhe qytetarët

17 Maj 2020, 20:35 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja e LSI, Braimllari: Nesër do jemi në

TIRANË- Përfundon mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një dalje për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, u shrpeh se partia e tij ka marrë vendim që nesër të mbështesin protestën e artistëve.

“Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi që të mbështesë plotësisht tubimin e thirrur nesër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30 në Bulevardin Dëshmoret e Kombit përballë Ministrisë së Brendshme. Kryesia vendosi, të mbeshtesë në menyre të vazhdueshme të gjitha aktivitetet publike të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë strukturave të LSI, të gjithë simpatizanteve, mbështetësve dhe miqve të saj për të marrë pjesë masivisht në këtë tubim. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të mos ndalojë dhe të krijojë incidente pjesëmarrësve në tubim. I bëjmë thirrje të gjithe qytetarëve, veçanërisht të Tiranës që të marrin pjesë masivisht për t’i treguar Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze që është populli Zot i fateve të veta“, u shpreh Braimllari.

Partia Demokratike dhe LSI kanë zhvilluar sot mbledhje urgjente të Kryesisë së partive dhe kanë marrë vendimin për të qenë në protestën e nesërme që është thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh se do mbështesin artistët në çdo protestë të tyre. Në të njëjtin mendim ishte dhe LSI, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në tubim

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike levizja socialiste per integrim mbledhja e kryesise se lsi shembet teatri kombetar levizja socialiste per integrim mbledhja e kryesise se lsi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll