Politike

Tensionet pas shembjes së TK, Basha i prerë: Nuk do të ketë Reformë Zgjedhore

17 Maj 2020, 20:29 Nga DOSJA
Tensionet pas shembjes së TK, Basha i prerë: Nuk do të ketë

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha është shprehur sot në mbrëmje se Partia Demokratike do të tërhiqet nga tryeza e Reformën Zgjedhore. Në një komunikim me mediat, Basha u pyet nëse do të ketë reformë dhe tha se  nuk do të ketë.

Përgjigja e tij ishte e prerë, pasi e përsëriti dy herë, duke treguar se ky ka qenë një vendim i marrë sot pas rritjes së tensioneve politike.

Pyetje: Do të ketë Reformë Zgjedhore zoti Basha

Basha: Jo nuk do të ketë, nuk do të ketë.

Partia Demokratike dhe LSI kanë zhvilluar sot mbledhje urgjente të Kryesisë së partive dhe kanë marrë vendimin për të qenë në protestën e nesërme që është thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh se do mbështesin artistët në çdo protestë të tyre. Në të njëjtin mendim ishte dhe LSI, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në tubim

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha reforma zgjedhore shembet teatri kombetar lulzim basha reforma zgjedhore shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll