Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 44-vjeçari në Durrës (EMRI)

18 Maj 2020, 08:45 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë,

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestur 44-vjeçarin Nardi Hoxha, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë. Policia njofton se Gjykata e Triestes e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për drogë. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 44-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në ndërkombëtar Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44-vjeçari në durrës nardi hoxha arrestohet 44-vjeçari në durrës nardi hoxha

Sondazh

Poll