Politike

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Basha: Kam ndarë detyrat për të gjithë, nesër do jemi në protestë

17 Maj 2020, 20:22 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Basha: Kam ndarë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ka treguar se çfarë ka diskutuar. Në një deklaratë për mediat Basha u shpreh se nesër do të mbështesin artistët në protestë.

Basha u shpreh se ka ndarë detyrat e të gjithëve e nesër pret që të të ketë një pjesëmarrje masive në protestë.

Sot AMT ka shpallur një protestë për ditën e nesërme dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jemi nesër në protestë në mbrojte  të kulturës, të artit të trashgimisë kulturore, pasi sot është bërë një krim i i rëndë. Në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat e të ketë një pejsëmarrje maksimale”, u shpreh Basha.  

Partia Demokratike dhe LSI kanë zhvilluar sot mbledhje urgjente të Kryesisë së partive dhe kanë marrë vendimin për të qenë në protestën e nesërme që është thirrur nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh se do mbështesin artistët në çdo protestë të tyre. Në të njëjtin mendim ishte dhe LSI, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në tubim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd lulzim basha shembet teatri kombetar basha mbledh kryesine e pd lulzim basha shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 17:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e zhvilluar sot kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama ka replikaur me disa qytet...