Aktualitet

Sot hapen edhe lokalet/ Manastirliu nxjerr hartën e masave lehtësuese, mesazh qytetarëve: Duhet më shumë vigjilencë

18 Maj 2020, 06:47 Nga DOSJA

Tiranë– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe aktivitetet që hapen nga dita e sotme. Manastirliu shprehet se qytetarët duhet të respektojnë rregullat për COVID-19.

” Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët ?#COVID19″, shprehet ministrja në një postim në Facebook.

Sot qytetarët në zonat jo të gjelbërta mund të lëvizin deri në orën 21:00 të mbërmjes, ndërsa ata në zonat e gjelbëra mund të lëvizin lirshëm gjatë 24 orëve.  Ndërkohë Fieri eshtë futur në zonën e gjelbër. Maturanët i kthehen mësimit në shkolla dhe nga sot janë hapur muzetë, biblotekat, baret, restorantet dhe lejohen edhe stërvitjet në grup.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për covid 19 ogerta manastirliu masat për covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll