Sport

Marash Kumbulla mrekullon Anglinë, tabloidi britanik “Mirror” tregon skuadrën e Premier League që interesohet për mbrojt

17 Maj 2020, 13:43 Nga DOSJA
Marash Kumbulla mrekullon Anglinë, tabloidi britanik “Mirror”

ANGLI-Një krenari e madhe teksa sheh lojtarë të Shqipërisë që kërkohen nga ekipet më të mira të Europës. Të paktën në rastin e Marash Kumbullës që ka fituar dashurinë dhe interesimin e të gjithëve, duke kërkuar që ta transferojnë në merkaton e verës. Së fundmi listës së gjatë të Inter, Lacios, Evertonit, Milanit, Napolit që kanë kërkuar mbrojtësin e Kombëtares, i bashkohet edhe një ekip tjetër i njohur. Këtë herë vjen sërish nga “Premier League”, por bëhet fjalë për Arsenalin.

Prestigjozja “Mirror” shkruan se klubi anglez e pëlqen Kumbullën dhe do të tentojë që të fitojë garën me skuadrat e tjera për ta transferuar në verë. Sa do t’ia dalë? Mbetet të pritet, por një gjë është e sigurtë, lojtari kuqezi nuk do të largohet për më pak se 30 milionë euro nga Verona. Tabloidi britanik e konsideron Marash Kumbullën si Giorgio Chiellinin

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla mbrojtesi shqiptar marash kumbulla mbrojtesi shqiptar

Sondazh

Poll