Aktualitet

‘Më vjen turp që i kam bërë reklamë Veliajt”/ Kristi Pinderi “nxehet keq” për shembjen e teatrit: Qenia më e neve

17 Maj 2020, 10:00 Nga DOSJA
‘Më vjen turp që i kam bërë reklamë

Tiranë- Kristi Pinderi ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe në një postim në Facebook është shprehur se i vjen turp nga vetja që për tre vite me radhë i ka bërë reklamë, Erion Veliajt. Pinderi thotë se ndjen turp edhe për kohën që ka qenë pjesë e Shoqërisë Civile në Shqipëri, për të cilët shprehet se ushqehen nga pushteti i pamoralshëm.

Reagimi i plotë:

Me vjen turp nga vetja qe kam punuar aq vite per ti bere PR qenies me te neveritshme qe ka sot Shqiperia, qe eshte Veliaj. Me vjen turp qe ne shumicen e kohes gjate aktivizmit tim per te drejtat e njeriut u bera pa e ditur, ose ndonjehere nga naiviteti, nje rruge apo mjet qe qeveria me e ndyre qe ka patur Shqiperia ndonjehere te dukej progresive ne syte e asaj pjese te nderkombetareve te vemendshem ndaj punes sone dhe asaj qe ne perfaqesonim. Me vjen turp qe shpenzova aq shume energji duke u perpjekur te ndertoj nje komunikim me keta plera per te miren e kauzes qe perfaqesoja. Me vjen turp qe nuk e kuptova qe ne fillim se cfare race e poshter qenkan e qe nuk bera maksimumin tim per ti demaskuar aq sa kisha mundesi edhe hapesire, e qe nuk u organizova kunder tyre. Me vjen turp qe kalova aq shume kohe ne shoqerine e atyre mortjeve te “shoqerise civile” qe ushqehen nga ky pushtet i pamoralshem e qe bejne leksione per demokracine: ata (por me shume ato) jane njerezit me pa ideal dhe me pak demokratike qe ka Shqiperia! Por me shume se cdo gje tjeter me vjen turp qe besova ne 2013!

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj kristi pinderi prishet teatri kombetar erion veliaj kristi pinderi prishet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 08:55

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përplasjet e zhvilluara tek oborri para Teatrit Kombëtar, i cili u shëmb gjatë orëve të para të mëngje...