Aktualitet

U shtri në tokë nga Policia, Alfred Lela tregon dhunën: Kam dëmtime në qafë dhe fytyrë. Mund të kishte shkuar edhe më k

17 Maj 2020, 09:45 Nga DOSJA
U shtri në tokë nga Policia, Alfred Lela tregon dhunën: Kam

TIRANË– Gazetari Alfred Lela ka treguar me detaje dëmtimet që ka marrë nga dhuna e ushtruar nga Policia gjatë protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar. 

Lela është shprehur se ka dëmtime në qafë dhe në fytyrë në momentin kur Policia e shtriu në tokë. Gjithashtu ai ka shtuar se dikush i kishte qëlluar në kokë.

“Më shoqëruan në komisariat dhe aty ndodhi procedura e ndalimit. Kam pasur disa lëndime. Qafën e kam me probleme. Më mbanin kokën ulur gjithë kohën. Ndoshta e kam vrarë edhe tek momenti kur më kanë shtrirë. Më kanë goditur disa herë në kokë ndërkohë që kam qënë i shtrirë. Kam edhe një njollë në fytyrë tek pjesë që kisha në asfalt. Kam plagë edhe në gju. Mund të kishte shkuar edhe më keq,”-tha Lela. 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred lela shembja e teatrit kombëtar shoqerohet alfred lela alfred lela shembja e teatrit kombëtar shoqerohet alfred lela

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 08:55

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përplasjet e zhvilluara tek oborri para Teatrit Kombëtar, i cili u shëmb gjatë orëve të para të mëngje...