13 raste të reja me COVID-19/ Të gjithë kontakte të të prekurve të fasonerisë së Durrësit, shërohen 76% e të prekurve
Shqipëri-Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me COVID-19. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 946. Sipas Flutura Beqos, 13 rastet e reja janë në Durrës, kontakte të personave që janë prekur nga COVID në fasonerinë e qytetit bregdetar. Po kështu numri i të shëruarve ka shkuar në 715, ose 75% e të infektuarve kanë fituar betejën me COVID-19. Aktualisht në vend janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat. Ndërkohë në spitale janë 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Njoftimi:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 raste të reja, shkon në 946 numri i të prekurve. Nga fillimi i epidemisë, 76% e të prekurve tashmë janë të shëruarm Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.
Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar. Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat. Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (17 Maj 2020)
Testime totale 12554
Raste pozitive 946
Raste të shëruara 715
Raste Aktive 200
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 30
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Izolohet” Tirana, mijëra policë në terren/ Zbardhet urdhri i ministrisë së Brendshme, postblloqe në hyrje të kryeqyt
Tiranë- Mijëra efektivë policie ndodhen në sot në terren, pasi qindra qytetarë janë ngritur në protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë në vendin e qu...
DHUNA nga Policia/ Lirohet ish-deputetja e LSI-së dhe Alfred Lela, gazetari me vula dhe shenja gjaku: Po shkoj në shtëpi, nuk
TIRANË– Lirohet nga Policia ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka dhe gazetari Alfred Lela. Të dy u arrestuan pak orë më parë gjatë përplasjes me efekti...
“Do pushtojmë ambasadën amerikane”, aktivistja e Teatrit thirrje diplomates Yuri Kim: Ose dil prononcohu për kët
TIRANË- Aktivistja Adriana Kalaja dhe regjisori Edmond Budina iu kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë, në të kundërt do të pushtojnë ambientet ...
Shembja e Teatrit/ Flutura Açka akuzon Monika Kryemadhin për “tradhëti”: Na tha ikni se s’ka nevojë për ju!
TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka akuzuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se i ka tradhtuar dhe ka lejuar me qëllim prishjen e Teatrit Kombë...
Shoqërimi i gazetarit Alfred Lela, reagon UGSH: Turp i qeverisë, shteti ka degraduar!
TIRANE- Unioni i Gazetarëve ka reaguar për shoqërimin e dhunshëm të gazetarit Alfred Lela dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Në një deklaratë për mediat, UGSH...
Përplasje tek Teatri/ Protestuesit hedhin kapsolla dhe gurë në drejtim të Policisë, shoqërohen disa persona
Tiranë- Shembet Teatri Kombëtar. Ndërkohë pranë sheshit të Teatrit Kombëtar qindra qytetarë janë ngritur në protestë, pasi nuk janë dakord me këtë vendim të bas...
VOA: Prishet Teatri, policia ndërhyri forcërisht! Tension i lartë në Tiranë
Në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit, mjetet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë duke shembur godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ndërsa ...
U shemb Teatri Kombëtar, në shesh del edhe djali i Sokol Olldashit, përplaset me Policinë në ‘detin’ e njerëzve
TIRANË– Revoltohen qytetarët për prishjen e Teatrit Kombëtar. Mes “detit” të qytetarëve është edhe djali i deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Soko...
Thyhet kordoni policor, protestuesit futen në sheshin e Teatrit Kombëtar, përplasje të forta
TIRANË– Tensione të forta kanë rinisur në sheshin pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Siç shihet edhe në foto, protestuesit janë përplasur ashpë...