Politike

‘Goditën kolegët sikur të ishin vrasës serialë”/ Noka: Policët po dhunojnë edhe gratë, nuk kisha parë një gjë të

17 Maj 2020, 06:25 Nga DOSJA
‘Goditën kolegët sikur të ishin vrasës

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar për shembjen e Teatrit Kombëtar se Policia ka dhunuar qytetarët. Ai është shprehur se policia ka dhunuar dhe disa gra.

” Sot nuk kam parë Policinë e Shtetit, kam parë hordhi që zbritën në një mënyrë të frikëshm që zbritën nga makinat, goditën kolegët sikur të ishin vrasës serialë. Kam hequr nga kthetrat dy gra, pastaj u dhënova dhe unë. As nëpër filma nuk kam parë që të marrësh zonja të nderuara dhe t’i qëllosh me shkelma.”, u shpreh Noka. 

 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur  godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur noka shembet teatri kombetar flamur noka shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 05:37

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion të ashpër opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një deklaratë për mediat, Basha tha se do...