Politike

Vizita në SHBA/ Presidenti Meta takohet me sekretarin amerikan Mike Pompeo, flasin për rëndësinë e partneritetit mes dy ven

7 Shkurt 2019, 14:59 Nga DOSJA
Vizita në SHBA/ Presidenti Meta takohet me sekretarin amerikan Mike Pompeo,

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në SHBA, ku është takuar me sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se në takimin gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, foli me Pompeon për partneritetin mes dy vendeve dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane’ shkruan Meta.

Ndërkaq, kujtojmë se para pak ditësh kryministri Rama bisedoi në telefon me këshilltarin për Sigurinë John Bolton për Shqipërinë, rajonin dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë ky i fundit e kishte falenderuar në emër të presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta mike pompeo shba ilir meta mike pompeo shba

Sondazh

Poll