Aktualitet

ME VIDEO/ Nuk duroi deri të hënën, Sadri Abazi hap lokalet e kompleksit “Usluga”, baret e mbushura plot me njerëz ‘imu

16 Maj 2020, 15:43 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Nuk duroi deri të hënën, Sadri Abazi hap lokalet e

TIRANË– Lokalet pranë kompleksit “Usluga”, që administrohet, menaxhohet dhe figuron në emër të familjes së Sadri Abazit, deputetit të Partisë Socialiste, nuk kanë duruar dot deri të hënën, ditën zyrtare kur hapen baret dhe restorantet, pas pandemisë.

Dosja.al, ju sjell pamjet nga ku shihet mjaft qartë se të gjithë lokalet poshtë këtij kompleksi janë të hapura edhe sot, duke ofruar shërbimet e tyre, sikur koronavirusi të mos kishte ekzistuar kurrë.

Të etur nga dëshira për të shijuar një kafe në këtë mot pranveror, banorët e kësaj zone kanë mbushur kafenetë, duke mos pyetur për protokoll sigurie, distancim social dhe duke lënë krejtësisht të harruar koronavirusin, që në Shqipëri, deri më tani ka prekur plot 933 persona.

Nga vëzhgimi i Dosja.al, u vu re se perveç bar-kafesë nën katin e parë të kompleksit, të hapura ishin edhe dy biznese të tjera, që ofrojnë edhe ushqim, shërbimin e një bar restoranti.

Tavolinat, siç shihet mjaft qartë, nuk janë minimizuar aspak, ashtu siç po bën çdo biznes i vogël e i madh, i vënë nën presionin e protokollit të sigurisë. Mesa duket, kompleksi i Abazit dhe banorët e tij janë ‘imunë’ jo vetëm nga Covid-19, por edhe nga gjobat e shtetit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sadri abazi usluga hap lokalet sadri abazi usluga hap lokalet

Sondazh

Poll