Aktualitet

Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë, krijohet perimetri i sigurisë (Foto)

16 Maj 2020, 15:01 Nga DOSJA
Gjendet një predhë e Luftës së Dytë Botërore

VLORË– Është gjetur një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bunavi të Vlorës.

Predha, është pikasur nga banorët e zonës së këtij fshati, të cilët sapo e kanë pikasur kanë lajmëruar policinë.

Efektivët kanë krijuar perimetrin e sigurisë, dhe janë pritur ekspertët nga Tirana, për të bërë të mundur transportimin e predhës nga vendi ku u gjet.

Predha të tilla, janë gjetur edhe më herët në zonën e Vlorës, ku janë raportuar, si në rastin e lagjes “Kushtrimi”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendjet nje predhe ne vlore vlore gjendjet nje predhe ne vlore vlore

Sondazh

Poll