Aktualitet

VIDEO/ E “bekoi” Rama me puthje në ballë, Salillari shkatërron shtratin e Lumit Mat, pamjet e gërryerjes dhe nxj

16 Maj 2020, 12:20 Nga DOSJA
VIDEO/ E “bekoi” Rama me puthje në ballë, Salillari

MAT- Dosja.al sjell pamjet ekskluzive nga lumi Mat, në shtratin e të cilit, kompania “Salillari” po kryen punime pa kriter. Kamionët dhe ekskavatorët e kompanisë Salillari, çdo ditë, gërryejnë shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavorr. Kjo ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone.

“Salillari” është një emër i njohur për publikun shqiptar. Pëllumb Salillari, pronari i kompanisë, disa muaj më parë, mori një puthje në ballë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Kompania që bëri projektin tek Unaza e Re, me një leje në xhep nga Bashkia e Laçit po gërryen shtratin e Lumit, duke sjellë sërish rrezikun e përmbytjeve në dimër. Siç shihet edhe në pamje, mjete të tonazhit të rëndë mbushen me materiale nga shtrati i Lumit, dhe më pas nisen drejt magazinave të kompanisë.

Bashkë me materialet marrin edhe ujin e lumit, ndërkohë që zëri i banorëve në këto kohë pandemie është i shurdhët. Burime nga vendngjarja i thanë Dosja.al se kompania dhe bashkia nuk kanë dashur t’ja dinë për banorët e zonës që preken drejtpërdrejt nga këto punime.

“Salillari shpk.”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro.

Kritikat u fokusuan mbi kompaninë ‘Salillari’, duke e akuzuar biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit. Madje vetë banorët e ‘Unazës së Re’, protestuan kundër zgjerimit të këtij projekti duke mos lejuar ndërhyrjen e fadromave të firmës në fjalë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi mat pellumb salillari lumi mat pellumb salillari

Sondazh

Poll