Aktualitet

E rëndë në Maliq, arrestohet 37-vjeçari pasi ngacmoi seksualisht vajzën e tij. Zbardhen audio-përgjimet, babai: Ndjenjat s’kontrollohen

  • “Më ka ngacmuar”, detaje për denoncimin e vajzës në Maliq, 18-vjeçarja ka regjistruar dhe një bisedë
  • Arrestohet një 37-vjeçar nga Maliqi. Ai ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18 vjeçe. Pas ngjajres është zbuluar një dëshmi e vajzës, e cila thotë se babai i është drejtuar me fjalë banale. Për ngjarjen ka reaguar dhe nëna e vajzës, e cila shprehet se “osë të më vrasë ose do ta vrasë”. Ndërkohë është publikuar dhe një audio-përgjim, ku babai dëgjohet që kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.
    Featured image of article: E rëndë në Maliq, arrestohet 37-vjeçari pasi ngacmoi seksualisht vajzën e tij. Zbardhen audio-përgjimet, babai: Ndjenjat s’kontrollohen

    MALIQ- Një ngjarje e rëndë është sot në qytetin e Maliqit. Sipas një njoftimi nga Policia, mësohet se një 37-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18 vjeçe. Deri tani mësohet se shtetasi R.M. dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”. Ai tashmë ndodhet në Komisariat dhe po vijohet me hetimet për të zbuluar të gjithë ngjarjen.

    Në rrëfimin e saj në Polici, vajza është shprehur se i ati ishte përdorues i alkoolit, dhe ushtronte dhunë në familje. Për ngjarjen ka reaguar dhe nëna e vajzës dhe shprehet se ajo është divircuar nga bashkëshorti se konsumonte dhe hashash. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

    (A.B. Dosja.al)

    • 22:42

      Zbardhen përgjimet audio për historinë në Maliq, babai-vajzës: Ndjenjat s’i komandoj dot, më lejo vetëm 1 herë

      Zbardhen përgjimet e bisedave mes babait dhe vajzës së tij, për ngjarjen e Maliqit me të cilët tashmë po merret policia. Siç dëgjohet dhe në audio, babai shpeh dëshirën për të kryer marrëdhnie seksuale me vajzën, por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe i kujton se e ka bijën e tij. 

      Babai këmbëngul disa herë dhe thotë se ndjenjat nuk i kontrollon dot dhe i thotë se marrëdhënia do kryhet vetëm një herë dhe nuk do e marrë vesh askush. 

      PËRGJIMET

      Babai: Vetëm 1 here, do ndihesh mirë.
      Vajza: Ti je babai im
      Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo eshte ndjenje
      Vajza: Neser flasim
      Babai: E di me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.
      Vajza: Ndjenjat do ti komandosh aty ku duhen jo aty ku nk duhen. Nuk duhet te flasësh me mua për budallëqe
      Babai: Jo nuk është nuk është gjë e zotit ajo
      Vajza: Edhe clidhje ka me mua?
      Babai: Jo nuk ka lidhje, por që ta dish
      Vajza: Mos fol budallëqe ik fli gjumë
      Babai: Vetëm një herë
      Vajza: Po ti je babai im
      Babai: E di, por është ndjenjë
      Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlat, je në terezi?
      Babai: Ndjenjat nuk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?

    • 20:52

      “Ose të më vrasë ose ta vras”, flet nëna e vajzës në Maliq: Edhe ta kishte grua s’do i kishte thënë ato gjëra

      Nëna e vajzës që qyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai, ka folur sot për ngjarjen. Në një intervistë për Syri Tv, nëna e 18-vjeçares tha se babai i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale dhe gjithçka është e regjistruar dhe e kemi dorëzuar në polici.

      Nëna e vajzës

      Më kërkoi vajza të shkonte te i ati. I thashë mirë, se unë kam një vit që jam larguar prej atij. Vajti atje, duke menduar se është te i ati. Të nesërmen në mëngjes, kur po shkoja për punë, më merr një shoqja e vajzës dhe më thotë që xhaxhi Rodolfi ka bërë këto veprime. Nuk e besoja. Kam ardhur në shtëpi, kam marrë vajzën, e kam çuar në polici. I sqaruam gjërat në polici.

      U japim edhe regjistrimeve, se shyqyr zotit e kishte regjistruar, çfarë nuk i kishte thënë, edhe ta kishte grua nuk ishte shprehur ashtu. Konsumonte shpesh hashashin. Nuk kishte rrugëzgjidhje, më godiste, godiste edhe fëmijët. Kam një vit që jam larguar, por letra divorci nuk kam bërë se nuk kam letra. Nëse ai lirohet, ne do jemi të vdekur prej atij. Ose do e bëj vetë vrasjen, ose të më vrasë ose ta vras”, tha ajo.

    • 18:13

      Banorët e fshatit mbrojnë 37-vjeçarin: Ishte i respektueshëm, por kishte ves alkoolin. Vajza ka stisur akuzat

      Detaje te reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Maliq, ku një 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Banorët e fshatit Vloçisht, kanë folur pas ngjarjes dhe shprehen se R.M. ishte një punëtor i qetë, por kishte ves alkoolin.

      Ata shprehen se ai punonte si elektricist në fshat, dhe kishte disa muaj që ishte ndarë me gruan e nuk takonte as vajzën. Banorët thonë se 37-vjeçari i respektonte të gjithë dhe për ta ngjarja duket e pabesueshme dhe e stisur, duke hedhur kështu poshtë akuzat e vajzës.

    • 16:41

      “Kam kushëri Eduard Shalsin”, kush është babai monstër që i kërkoi marrëdhënie seksuale të bijës, “bëmat” e tij në të shkuarën

      Foto ilustruese

      Ditën e sotme në Maliq është arrestuar një 38-vjeçar, i cili akzuohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur. Por 38-vjeçari nuk e ka herën e parë që shkon në Polici. Në vitin 2017 ai u arrestua pasi dyshohej se ishte autori i një vjedhjeje në fshatin Vloçisht. Në atë kohë R.M.(identiteti i të cilit dihet nga Dosja.al por për arsye etike nuk publikohet) denonconte dhunën e ushtruar nga një efektiv dhe pretendonte se ishte kushëri me Eduard Shalsin, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

    • 16:34

      Ngacmoi seksualisht nga i ati, zbardhet DËSHMIA e 18-vjeçares nga Maliqi: Babai është mostër, më ka nxirë jetën. Kur isha e vogël nuk kuptoja

      Foto ilustruese

      Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares nga Maliqi, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga babai i saj. Ajo ka rrëfyer se ka pasur probleme në familje dhe se i ati ushtronte dhunë ndaj të ëmës. Gjithashtu vajza ka rrëfyer se babai pinte dhe më pas i kërkonte që të kryente marrëdhënie me të, duke shtuar se vendosi ta denonconte tanimë që kishte kuptuar se çfarë ndodhte dhe se veprimet e të atit ishin të dënueshme.

      “Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhunë ndaj mamit. Ne jetojmë në Korcë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse më ka nxirë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është monstër,”-është shprehu ajo.

    • 15:55

      “Më ka ngacmuar”, detaje për denoncimin e vajzës në Maliq, 18-vjeçarja ka regjistruar dhe një bisedë me të atin

      Foto ilustruese

      Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku një vajzë 18-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai i saj. Sipas informacioneve mësohet se ka qenë vetë vajza që ka denocnuar babanë në Polici dhe ka thënë se ai e ka ngacmuar me fjalë banale. E reja jetonte me gjyshërit, pasi prindërit ishin në prag divorci. Vajza ka regjistruar dhe një bisedë me të atin, dhe mësohet se ky i fundit i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale.

    Shto Koment