Aktualitet

COVID-19 / 17 raste të reja të reja, shkon në 933 numri i të infektuarve, fasoneria në Durrës vatër “infeksioni” (SHI

16 Maj 2020, 05:30 Nga DOSJA
COVID-19 / 17 raste të reja të reja, shkon në 933 numri i të

Shqipëri- COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve.  Rovena Daja nga ISHP bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë testuaar 306 persona dhe rezultuan me COVID vetëm 17 prej tyre. Kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 933.  Sipas saj janë testuar 48 personel mjekësor, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar. Harta është zgjeruar me 8 raste të reja në Tiranë, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë. Ndërkohë janë shëruar edhe 9 qytetarët dhe numri total i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 është 714. Akualisht  janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Ndërsa në spitale janë të shtruar 19 persona dhe pjesa tjetër ndodhen të karantinuar nëpër banesa.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 8 rastet e reja në Durrës janë punonjës të fasonerisë “Endi”, e cila është tashmë një vatër “e nxehtë” infeksoni.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dekkroi një ditë më parë se rritja e numrit të të infektuarve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e COVID, pasi rrezikojmë të bëjmë hapa pas, të shkojmë drejt izolimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2020, 19:08

Si ndryshoi pandemia familjet shqiptare?

SHQIPËRI- Çfarë hoqi familja shqiptare dhe si ndryshoi ajo në këta dy muaj karantinë? A janë krijuar kushtet për një “revolucion” në familjet tona p...