Aktualitet

“Policët e FRONTEX i marrin të keqen”/ Artan Hoxha nxjerr foton e mushkës të ngarkuar me drogë: Çmimi i saj ka

16 Maj 2020, 05:40 Nga DOSJA

Tiranë-Gazetari Artan Hoxha ka ripublikuar foton e vitit 2014, ku shfaqet një mushkë që mban mbi shpinë shumë kilogramë kanabis. Në një postim në Facebook ai shprehet se në këtë kohë pandemie, kur kufijtë tokësorë janë të mbyllur, trafikantët kanë përdorur mushkat për të transportuar drogë. Gazetari thekson më tej se edhe policët e FRONTEX “u marrin të keqen mushkave”, pasi nuk i kapin dot. Sipas tij çmimi i mushkës ka për të shkuar “kokë me kokë” me çmimin e makinës tip “Hummer”.

Reagimi i plotë:

A mor u erdhi koha prape, u erdhi!!!! Mushkat,… transportuesi me i vjeter ne qarkullim, qe nga lashtesia. Eshte me kosto minimale, pa karburant, nuk ka nevoje per parking te dedikuar. Nese e kapin, nuk te dekonspiron me numer shasie, ose gjurme gishtash ne kroskot. Ne situaten e izolimit global, me kufijte tokesore te mbyllur, me linjat ajrore te bllokuara, me ndalimin e levizjes se automjeteve, … mushkat, mbeten transportuesi me ne mode i narkotikeve. Shikojeni sa ngarkese kanabisi mban mbi shpine?!Gati sa avioni i Riformatos, qe mbeti ne plazhin e Divjakes. Dhe nuk ka radar qe e kap, as nga toka, e as nga ajri. I marrshin te keqen, policet europiane te FRONTEX-it, qe monitorojne kufijte jugore te Shqiperise. Ka per te shkuar cmimi i mushkes, koke per koke, me Hummer-in…

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha mushka me droge artan hoxha mushka me droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2020, 19:08

Si ndryshoi pandemia familjet shqiptare?

SHQIPËRI- Çfarë hoqi familja shqiptare dhe si ndryshoi ajo në këta dy muaj karantinë? A janë krijuar kushtet për një “revolucion” në familjet tona p...