Politike

Basha akuza Ramës: Infektove dy bashki sepse nuk doje të paguaje faturat e punonjësve të fasonerive

15 Maj 2020, 18:40 Nga DOSJA
Basha akuza Ramës: Infektove dy bashki sepse nuk doje të paguaje

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Edi Rama. Në një reagim për mediat, Basha shkruan se asnjë Kyeministër në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive.

Kreu i opozitës shton se gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët.

“Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”, shkruan Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ramavirusi edi rama lulzim basha ramavirusi

Sondazh

Poll