Politike

Rama: Nga e hëna hapet gjithçka, s’kemi vendosur asgjë akoma për transportin publik. Policët të mos tolerojnë askënd q

15 Maj 2020, 15:19 Nga DOSJA
Rama: Nga e hëna hapet gjithçka, s’kemi vendosur asgjë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se të dielën mund të ketë ndryshim të regjimit në disa qytete në varësi të numrave të të infektuarve. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama u shpreh se Komiteti i Ekspertëve do të shohë numrat dhe do të vendosë se çfarë do bëhet me disa zona të gjelbra dhe të kuqe.

Kreu i qeverisë njoftoi se nga kjo e hëna e javës që vjen do të ketë një hapje totale, por sërish nuk do ketë shërbim të transportit publik, nuk jenë hapur as aktivitetet kulturore dhe ato spiortive. Po ashtu Rama tha se nëse do ketë rritje të numrave të të infektuarve, askush të mos çuditet nëse do të ketë hapa pas.

Kryeministri këtë bashkëbisedim me qytetarët e shfrytëzoi për t’u bërë një thirrje të gjthëve që të respektojnë masat. Po ashtu Rama një mesazh e dërgoi dhe për policët e tha se ata nuk duhet të tolerojnë askënd, nëse shohin se po thyejnë rregullat.

Sipas tij, ligji është i barabartë për të gjithë dhe nuk mund të shpëtojë as Lulzim Basha, dhe pse është kreu i opozitës. Numri një i maxhorancës tha se ajo që ka bërë Basha dje, ka qenë një sjellje e papërgjegjshme ka rrezikaur jetët e të tjerëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020

Sondazh

Poll