Politike

“Ky është një krim”,Gulielm Radoja u jep zemër artistëve te Teatri: Do fitojmë miqtë e mi!

15 Maj 2020, 16:36 Nga DOSJA
“Ky është një krim”,Gulielm Radoja u jep zemër

DURRËS-Aktori i madh, Gulielm Radoja ka dalë në krahë të artistëve, të cilët kanë dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Duke mos pasur mundësi për të qenë pranë tyre për shkak të COVID-19, Radoja ka shprehur mbështetjen e tij nëpërmjet një video-mesazhi nga Durrësi. Aktori shprehet se kjo që po ndodh është një krim dhe ata që kujtojnë se janë mbretër dhe mund të bëjnë ç’të duan, do të mbyen në të keqen e tyre.

“Përshëndetje miqtë e mi. Ndjehem shumë i emocionuar për atë që po ndodh me Teatrin tonë. Megjithëse jam prononcuar dy herë, e ndjej si detyrim të them dhe dy fjalë. Nuk ka gjë më të turpshme se kjo që po ndodh, por më shumë se sa turp, ky është një krim. Është një krim i atyre që thonë se ‘unë jam mbret e bëj cfarë të dua’, por ata do të mbyten në të keqen e tyre. Unë jam me ju, pavarësisht se jam në Durrës dhe nuk vij. Jam me ju miqtë e mi, ne do të fitojmë”, thotë Radoja.

Bashkia e Tiranës mori dje në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Ditën e sotme ndërkohë, artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gulielm radoja vendimi për shembjen e teatrit kombëtar gulielm radoja vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2020, 15:52

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipërinë, Boiken Abazi ka dalë kundër shembjen së Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai...