Politike

Çështja e Teatrit Kombëtar, Meta: Faktet e bëra sot publike flasin për një veprimtari kriminale, mos të provokojnë

15 Maj 2020, 16:56 Nga DOSJA
Çështja e Teatrit Kombëtar, Meta: Faktet e bëra sot

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se faktet e bëra sot publike flasin qartë për një veprimtari kriminale dhe kërkohet që t’i vihet kazma Teatrit  Kombëtar.

Kreu i Shtetit shperhet se këto janë provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar.

Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta. 15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër! Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit! ????”, shkruan Meta.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës. Ndërkohë është proceduar për hrë të dytë, kryedemokrati Lulzim Basha, me 39 protestues të tjerë, pas protestës së zhvilluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shembja e teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise ilir meta shembja e teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll