Aktualitet

Kërkesa për ndërprerjen e transmetimeve të “Ora News”, reagon Qendra Europiane për Lirinë e Medias: Të thuash të vë

15 Maj 2020, 17:07 Nga DOSJA
Kërkesa për ndërprerjen e transmetimeve të “Ora

TIRANË– Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) ka reaguar pas urdhërit të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për mbylljen e sinjalit të transmetimit të “Ora News”. ECPMF ka shprehur shqetësimin për këtë urdhër, ndërsa shprehet, se në Shqipëri të thuash të vërtetën në këtë kohë është shumë e vështirë.

“ECPMF është e shqetësuar me urdhrin për mbylljen e RTV ORA në Shqipëri për shkak të ‘mosrespektimit’ të masave të Covid-19. Derisa të mbledhim më shumë info, lexoni raportin tonë për Shqipërinë,” thuhet në mesazh.Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV ORA” shkruan Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTV Ora, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishsh kerkon mbylljen e rtvora rtv ora ishsh kerkon mbylljen e rtvora rtv ora

Sondazh

Poll