Aktualitet

Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Malaj: Lajm i keq për demokracinë, shteti të bëjë kujdes me mediat

15 Maj 2020, 16:01 Nga DOSJA
Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Malaj: Lajm i keq për

TIRANË– Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar pas vendimit të ISHSH për mbylljen e RTV Ora. Në një intervistë për këtë televizion, Malaj u shpreh se ky është një lajm i keq për demokracinë dhe shtoi se shteti duhet të bëjë kujdes në marrëdhëniet me mediat.

Së pari është një lajm i keq për demokracinë. E dyta, jo se është televizioni juaj, kushdo televiozn tjetër ëse do ishte do përballej me dy gjoba të menjëhershme, dhe pastaj me një urdhër pezullimi, sigurisht që ka shkelje të rëndë të procesit të shkallëzimit të masave me të cilat administrata kominikon me palën përgjegjëse. Në këtë rast duket që gjithë ky nxitim, është si ti hedhësh akoma më shumë benzinë zjarrit, për faktin që qeveria nuk merret me atë që është më prioritare. Një televizion, një gazetë mund të asistohet më nga afër, mund të ndihmohet t’i respektojë më mirë rregullat, mund të tolerohet që të zbatohet një plan i detyrueshëm që garanton 100% udhëzimet që jep qeveria.

Por nuk besoj dhe nuk duket të paktën, po të kemi parasysh sektorët që janë mbyllur në botë, nuk gjendet në asnjë rast që të jetë mbyllur një televizion. Janë mbyllur biznese, transporti, sepse media ka një mision të informojë, pastaj informimin e vlerëson shikuesi. Strukturat e shtetit duhet të bëjnë shumë kujdes në marrëdhëniet me mediat sepse sensibiliteti është më i lartë. Nuk mundet që në një ditë të caktuar pa indetifikuar  asnjë vatër infeksion të dalë një urdhër për ndalim të kujtdo televizioni, nuk po flas vetëm për televizionin Ora por për të gjitha mediat. Shenjat e para të një sjellje diktatoriale janë raportet që krijojnë qeveritë me mediat.”, u shpreh Malaj.

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTVOra, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj ishsh kerkon mbylljen e rtvora arben malaj ishsh kerkon mbylljen e rtvora

Sondazh

Poll