Aktualitet

Kris arma në Laç/ Plagoset në këmbë 32-vjeçari, sherri që nisi pas një konflikti të çastit, i riu tek Trauma, autori n

15 Maj 2020, 16:22 Nga DOSJA
Kris arma në Laç/ Plagoset në këmbë

LAÇ– Kris arma në Laç. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një 32-vjeçar identifikuar si Zef Marku ka mbetur i plagosur. Marku, banues në Markatomaj të Lezhës është nisur me urgjencë tek spitali i Traumës në Tiranë për të marrë edhe ndihmën e parë nga mjekët.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:45, ku si pasojë e një konflikti të çastit, Marku është plagosur në këmbë nga një person i identifikuar si I.XH nga Gjorma.

Pas krimit, autori ka braktisur makinën në një kanal dhe është larguar bashkë me armën e krimit në drejtim të paditur. Policia e Kurbinit ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe ka nisur punën me “blindimin” e zonës për kapjen e autorit.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e personit të plagosur, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon veprimet  për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laç plagosje ne lac laç plagosje ne lac

Sondazh

Poll