Aktualitet

Mjeku Mezini kundër rikthimit të masave shtrenguese: Edhe karantina ishte ekstreme, s’patëm strategji

15 Maj 2020, 15:10 Nga DOSJA
Mjeku Mezini kundër rikthimit të masave shtrenguese: Edhe karantina

TIRANË- Mjeku pneumolog, Arjan Mezini, ka folur sot për situatën e pandemsië dhe situata e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në një intervistë për ABC News, Mezini u shpreh se shtrimet në spital kanë qenë të ulëta dhe shtoi se rritja e temperaturave të ajrit dobëson fuqinë e Sars-COV2.

Ai u shpreh se rikthimi i masave ekstreme nuk ka sens, pasi Tirana gjatë gjithë javës ka masur jo më shumë se 15 raste të reja. “Ne kemi punuar vetëm me masat që do t’i quaja ekstreme. Nuk bëmë një strategji që të ruanin distancimin social që kur filloi epidemia. Masat duhet të merren në bazë të disa indikatorëve.  Tek ne kurba është e çuditshme. Tirana gjatë gjithë kësaj jave nuk besoj të ketë kaluar 15 numrin e të prekurve”, u shpreh ai.

Po ashtu mjeku u shpreh kundër dhe masave që janë marrë më para, e tha se karantina që ka bërë Shqipëria ishte shumë ekspreme.

“Ne kemi bërë një karantinë ekstreme dhe tani është momenti më i mirë që popullata të jetë me e lirshme, pra besoj që tani duhet të kalojmë të përgjegjësia personale. Distancimi fizik, përdorimi i maskave larja e duarve , sa i përket masave të tjera në këtë situatë janë të tepërta. Më duket e pakuptueshme që virusi deri në orën 17:30 nuk të bën gjë”, tha Mezini.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan mezini karantina në shqipëri masat kunder covid 19 arjan mezini karantina në shqipëri masat kunder covid 19

Sondazh

Poll