Aktualitet

Gjoba e ISHSH dhe kërkesa për ndërprerjen e transmetimit, RTV Ora: S’kanë bërë inspektim, duan të na mbyllin se njerëz

15 Maj 2020, 14:57 Nga DOSJA
Gjoba e ISHSH dhe kërkesa për ndërprerjen e transmetimit, RTV

TIRANË- RTV Ora ka reaguar sot pas vendimit të Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor që e ka gjobitur me 1 milionë Lekë dhe kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit. Drejtori i Informacionit të këtij televizioni, Brahim Shima, shprehet se gjobat janë arbitrare dhe televizoni po kërcënohet.

Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studioi kanë qenë më mbi 2 metra larg.

Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me një foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë” shprehet Brahim Shima.

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTVOra, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brahim shima ishsh kerkon mbylljen e rtvora rtv ora brahim shima ishsh kerkon mbylljen e rtvora rtv ora

Sondazh

Poll