Aktualitet

Britma e ulërima! I preku të gjithë me fjalimin e saj, nënën e studentes greke të masakruar e mbajnë prej krahësh: Nuk m

15 Maj 2020, 15:16 Nga DOSJA
Britma e ulërima! I preku të gjithë me fjalimin e saj,

GREQI– Trazira në gjyqin për vrasjen e studentes, Eleni Topaloudi. Pas dhënies së dënimit të dy të rinjve, nëna e saj doli nga salla e gjyqit duke qarë e duke bërtitur ndërkohë që publiku që ishte mbledhur jashtë për ta mbështetur nisi ta duartrokiste.

Pikërisht në këtë moment nëna e Elenit u përpoq të shpëtonte nga ata që e mbanin për ta qetësuar dhe filloi që të bërtiste.

“Jeta ime është shkatërruar. Ku janë burrat? Qentë pisanjosë dhunuan dhe vranë fëmijën tim, çfarë lehtësie kam unë? Fëmija im nuk kthehet më! Çfarë lehtësimi kam unë?,”-bërtiti ajo.

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras u dënuar me burg përjetë për vrasjen e studentes, ndërsa dënimit të tyre iu shtua edhe 15 vite heqje lirie për përdhunimin e të resë.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topalaudi  eleni topaloudi manolis koukouras vrasja e studentes greke aleksander luca eleni topalaudi  eleni topaloudi manolis koukouras vrasja e studentes greke

Sondazh

Poll