Politike

PD denoncon Veliajn: Si po u jep klientëve me PPP 17.4 miliardë lekë (FOTO)

28 Mars 2019, 21:44 Nga DOSJA
PD denoncon Veliajn: Si po u jep klientëve me PPP 17.4 miliardë

TIRANË- Departamentit i Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, ka denoncuar atë që e quan si projekt rrënuas i ekonomisë shqiptare.

Sipas këtij departamente, ndërsa “Rama bën sikur i anulon procedurat e PPP, nga njëra anë, pasardhësi i tij, Veliaj, vazhdon me të njëjtën skemë, nga ana tjetër.”

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, PD shprehet se “17,4 miliardë lekë për shkolla me PPP, me projektues klientët e sektit Rama-Veliaj është zhvatja e radhës që po ndërmerr kryebashkiaku 99-sh.”

Postimi i plotë i Departamentit Antikorrupsion në PD:

STAFETËN E PPP-VE E MERR VELIAJ

Vijon projekti rrënues i ekonomisë shqiptare, Rama bën sikur i anulon procedurat e PPP, nga njëra anë, pasardhësi i tij, Veliaj, vazhdon me të njëjtën skemë, nga ana tjetër.

17,4 miliardë lekë për shkolla me PPP, me projektues klientët e sektit Rama-Veliaj është zhvatja e radhës që po ndërmerr kryebashkiaku 99-sh.

Ndërkohë qytetarët e Tiranës kanë 3 vite që, ndër të tjera, rëndohen me taksën e infrastrukturës arsimore. Pavarësisht vjeljes së kësaj takse, Veliaj zgjedh PPP-në për ndërtimin e shkollave.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj pd ppp veliaj po u jep klientëve 17.4 miliarë lekë erion veliaj pd ppp veliaj po u jep klientëve 17.4 miliarë lekë

Sondazh

Poll