Politike

Situata politike, gazetarja Liperi ‘ngre alarmin’: Po largohen turistët

28 Mars 2019, 21:25 Nga DOSJA
Situata politike, gazetarja Liperi ‘ngre alarmin’: Po largohen

TIRANË- Kryeredaktorja e revistës Monitor, Ornela Liperi, tha mbrëmjen e sotme se nga situata e krijuar politike në vend, 3 avionë charter me turistë janë anuluar. Sipas saj, kryeministrit po i jepet shumë hapësirë e në të tillë kushte, media ka rënë në grackën e tij, ndërsa ftoi kolegët që ta bojkotojnë. 

“Kryeministri këtu i jepet shumë hapësirë dhe me kemi rënë në grackën e tij. Nuk e kuptoj se pse kryeministri duhet të dalë gjatë gjithë ditës në media, por kur të ketë lajm. Kryeministri kur nuk thotë lajm nuk keni pse e nxirremi.

Provojeni njëherë ta bojkotoni. Situata është e paqartë nga situata politike. Këtë po e krijon opozita. Ka patur anulime të “Charterave” të turistëve që do të vinin për turizëm në Shqipëri”, tha mes tjerash ajo.

Shqipëria është përfshirë në një valë protestash që pas djegies së mandateve nga opozita. Basha dhe Kryemadhi kanë paralajmëruar protesta çdo ditë që do të ketë seancë parlamentare, ndërsa 1 herë në muaj do të ketë protestë kombëtare para Kryeministrisë. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulohen 3 fluturime charter ornela liperi po largohen turistët protestat e opozites anulohen 3 fluturime charter ornela liperi po largohen turistët protestat e opozites

Sondazh

Poll