Aktualitet

DOKUMENTI/ “Ishin më shumë se 2 persona në një studio”, ISHSH kërkon të mbyllë RTV Ora, televizioni: S’kanë bërë

15 Maj 2020, 14:38 Nga DOSJA

TIRANË– ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTV Ora, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

Në dokumentet e publikuara më poshtë shihet se mbyllja e televizionit kërkohet nën argumentin se në studiot e këtij televizioni ka pasur më shumë se 1 të ftuar, gjë që sipas masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është e ndaluar.

Si rast përsëritjeje e kësaj shkeljeje, ISHSH dhe AMA kërkon mbylljen e sinjalit të këtij televizioni dhe ndalimit të funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent, bazuar në nenin përkatës të Aktit Normativ Nr. 3 të vitit 2020.

Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent”, shkruhet në nenin 3 pika 14.

Pas këtij vendimi ka ardhur një ragim nga televizioni, në të cilin thuhet se ISHSH nuk ka bërë asnjë inspektim, por kanë bërë foto nga televizori. Reagime kundër vendimit të ISHSH ka pasur dhe nga gazetarët, por dhe nga politika. 

Më herët Dosja.al raportoi edhe gjobën që ISHSH-ja i vuri gazetares Sonila Meço. Vetë gazetarja Sonila Meço njoftoi se është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra masë administrative, nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, për shkak se sipas ISHSH ka thyer rregullin e vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, për të patur në studio jo më shumë se dy persona. Meço shkruan e indinjuar në rrjetet sociale se masa administrative i është vënë pa paralajmërim, ndërsa me mediat e tjera, autoritetet vepruan ndryshe.

(F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishsh kerkon mbylljen e rtvora rtvora sonila meço ishsh kerkon mbylljen e rtvora rtvora sonila meço

Sondazh

Poll