Aktualitet

Përdhunuan dhe hodhën në det studenten nga Rodosi, burg përjetë për shqiptarin dhe shokun grek, dënimit i shtohen 15 vite

15 Maj 2020, 14:46 Nga DOSJA
Përdhunuan dhe hodhën në det studenten nga Rodosi, burg

GREQI– Shqiptari Aleksandër Luca dhe i riu grek, Manolis Koukouras janë dhënuar me burg përjetë për vrasjen e studentes nga Rodosi, Eleni Topaloudi. Dënimit të tyre i është shtuar edhe 15 vjet për akuzën e përdhunimit. Të dy të pandehurit dëgjuan vendimin e gjykatës pa thënë asnjë fjalë.

“Gjykata unanimisht ju shpall fajtor pasi akuzoheni për përdhunim në grup dhe vrasje me paramendim të Eleni Topaloudit”.

Trupa gjykuese pranoi të gjitha kërkesat e prokurorit të çështjes, i cili kërkoi që të mos kishte asnjë lehtësim për dy të rinjtë.

“Ata nuk meritojnë asnjë zbutje,”-tha në sallë prokurori duke përmendur edhe njëherë krimin e kryer nga dy të rinjtë, 21 dhe 23 vjeç.

Ndër të tjera, prokurori në theksoi në deklaratën e tij se dy të pandehurit, nuk kishin shfaqur asnjë pendesë për krimin e bërë.  Kjo pasi më herët ata kishin kërkuar zbutje dënimi me pretendimin se ishin penduar, kishin një moshë të re dhe ishin sjellë mirë gjatë periudhës së burgimit.

Në momentin kur pala mbrojtëse po kërkonte lehtësirat, babai i Elenit nxorri nga çanta dy doto të vajzës së tij të ndjerë.  

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topalaudi  manolis koukouras vrasja e studentes greke aleksander luca eleni topalaudi  manolis koukouras vrasja e studentes greke

Sondazh

Poll